SYRI TV/ Shqipëria 'e mbytur' nga flakët, zjarr në Gjirokastër, Tropojë e Elbasan

Vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Gjirokastër, Tropojë dhe Elbasan. Probleme në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të thyer, dhe se era ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit.

SYRI TV

Situata e zjarreve në të gjithë vendin ka nisur të agravohet. Pas Shëngjinit ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit, një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjirokastër në kodrat e ligenit të Viroit, në Gjirokastër dhe  fshatin Lozhan, bashkia Maliq.

 Forcat zjarrfikëse kanë punuar për të mos lejuar që flaket  t'i afrohej qytetit dhe fshatrave përreth. Ne ndihme të tyre kanë  ardhur efektive nga Tepelena dhe Përmeti. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për izolimin e plote te tij.

Lufta me flaket vijon ende. Ne operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikës, ushtria  si dhe grupe të baskisë, të cilët edhe me mjete rrethanore, si degë pemësh, por punojnë për të mos lejuar që flakët të depërtojnë ne drejtim te fshatit Mashkullorë.

Zjarri vijon të jetë aktiv edhe në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, I cili është izoluar plotësisht në kufi me bashkinë Has dhe vijon aktive me intesitet të ulët në veri të lagjes Hajdarmataj. Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan, ku janë angazhuar në aksion strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.