SYRI TV/ Noti shqiptar i thotë lamtumirë Olimpiadës, Grisi Koxhaku nuk kualifikohet në gjysmëfinale
Noti Shqiptar I thotë lamtumirë Lojrave olimpike Paris 2024. Pas notares Kaltra Meça, është edhe Notari tjertër Shqiptar Grisi Koxhaku që eliminohet nga eventi më I madhë sportivë pasi nuk arriti të regjistrojë një kohë të denjë për të siguruar kualifkimin për në gjysmëfinale.
Grisi Koxhaku garoi në kategorinë 100 metra stil I lirë ku ishte pjesë e baterisë 3 sëbashku edhe me përfaqësuesin e kosovës Adel Saboviç. Koxhaku e mbylli garën e tij me kohën 52 Sekonda e 32 të Qindat duke u renditur I 5-ti në baterinë e tij ndërsa më mirë së ai bëri kosovari Saboviç që u rendit I dyti me kohën 51 sekonda e 77 të qindat.
Megjithatë koha e të dyve nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar më tej pasi Notarët e 8 baterive të tjera që siguruan kualifimiin për në gjysmëfinale ishin në mesataren e 48.5 sekondave.
Kështu Shqipëria regjistron paraqitjen e tretë zhgënjyese në këto lojra olimpike dhe shpreson tashmë te sportet e Atletikës dhe Mundjes për të patur një përfaqësim më dinjitozë me kuq e zinjtë që do të rikthehen të garojnë nga data 3 gusht.