Mbrëmë e pamë më të skanuar gangsterin tonë politik Arturo Ui
Për dramën e Arturo Ui-së kemi folur edhe më parë sepse drama e e Bertol Brechtit po vazhdon oshtimin e saj dramatik në realitetin shqiptarë dhe jo thjesht në teatër.
Mbrëmë emisioni shumë ndjekur i Syri TV transmentoi një nga puntatat më dramatike që të rrëqeth për të hidhurat e mëdha të mafies dhe krimit të organizuar i cili ka zëvendësuar regjimin e dikurshëm legal në Shqipëri.
Vapën dhe lagështirën e ajrit në këto temperatura tepër të larta të këtij fund korriku, e bëri më sfiduese gara e të vërtetave shumë trishtuese që solli Arben Ahmetaj , ish-Numri 2 i qeverisë shqiptare i cili ka qenë edhe krahu i djathte i kreut të regjimit të sotëm.
Dëshmia e tij nga arratia në një rezidencë në kushtet e azilit politikë, i afroi publikut shqiptar drejtpërdrejt një përshkrim me të reja drithëruese, se kush është në të vërtete regjimi i autokratit Edi Rama që drejton sot Shqipërinë.
Gjithçka që tha për publikun ish-kryeministri, shpërthyen në mënyrë sensacionale bllokadën e televizioneve dhe shtypit të larove, duke u bërë mbretëri i së vërtetës së natës dhe e ditës në rrjetet sociale. Ajo bisedë, doli mbi censurën e nivelit të valëve “të prera me gërshërë që po i bën sot Enver Hoxha i ri diktator këtyre të vërtetave.
Gangasteri politik, sipas përshkrimeve të njeriut që ka bashkëdrejtuar qeverisjen për afro 11 vjet me radhë me të, po konfirmohet se është saktësisht aq i rrezikshëm madje edhe më shumë, siç ka thënë në një intervistë paraardhese po ai se ”do jetë vonë kur shqiptarët ta marrin veshë se kush është Edi Rama”.
Edi Rama është i vizatuar qartë; një klikë mafioze shumë e rrezikshme, një qeveri e krimit të organizuar i cili falë ndihmës qëllimkeqe të një mafieje politike ndërkombëtare, ia ka dalë që të kthejë mbrapsht çdo rezistencë për ta ndalur udhën e rrezikshme politike të tij.
Edhe pse nuk kemi një rast formal të një të penduari nga pikëpamja juridike, sipas arsyes dhe faktit , kemi të bëjmë me një rast tipik të një të penduari i cili po rrëfen me një vërtetësi të rrallë çfarë ka ndodhur dhe po ndodh, atje, në Tabil Sarajin e Edi Ramës.
Në fakt Arben Ahmetaj, që sot po dëshmon si askush tjetër një histori të shkurtër të tmerreve që ai ka parë si qeverisës, ndoshta edhe si bashkëfajtor, se si shteti i sotëm shqiptar është shndërruar brenda një kohe të shkurtër nga një shtet demokratik me problemet e tij në zhvillim, në një shtet të dyshimtë dhe mafioz, ku sundimin e tij e udhëheq vetëm ai, Njëshi, mashtrues, dhunues, arrogant, hakmarrës, mafioz, intrigant ,shantazhues dhe diktator i mirëfilltë. Ai i ka shtrirë me një projekt te stërholluar të gjitha institucionet e pavarura, plus atyre qeveritare, duke ndërtuar një sistem paralel të kontrolluar posaçërisht prej tij dhe prej elitës së tij të korruptuar, që e rinovon herë pas here, sipas stilit të tij diktatorial, për të qenë gjithnjë e më i sigurt në paranojat e tij.
Arben Ahmetaj që po vazhdon të dëshmojë, është po ashtu i akuzuar për korrupsion nga organet zyrtare të drejtësisë, por po të kemi parasysh faktin e prezumimit te pafajësise deri në një vendim gjykate dhe faktin tjetër të rëndësishëm se ai ka fituar mbrojtjen e një azilanti politik në një vend perëndimor me standarte strikte për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, kuptojmë më qartë se me çfarë regjimi të zi që kemi te bëjmë.
Kemi të bëjmë me një regjim që është identik me kohën e regjimit komunist, madje edhe më i sofistifikuar ,kur lirinë ta jepte dhe ta merrte regjimi, sipas direktivave të kreut të saj dhe gjithashtu akuzat dhe dënimin ta bënte gjykata, sipas vendimit politik të klikës.
Instikti i gazetarit mbrëmë, teksa po ndiqja emisionin live të Syrit TV Live të Çim Pekës me Arben Ahmetajn ,u ngacmova ta verifikoja se cili kanal publik apo privat mund të kishte guxuar ta transmetonte këtë intervistë shumëdimensionale me interes të pamatur publik. Asnjë.
Çfarë censure vdekjeprurëse!
Frikë dhe panik prej regjimit, por dhe korruptim i pastër, se shumica e televizioneve mbajnë valët e tyre me luksin që kanë me lekët e inceneratorëve, problem për të cilin foli në mënyrë orgjinale edhe Arben Ahmetaj
Në rast se kemi një errësirë totale prej tërë shtypit dhe të mjeteve të informimit publik, sot doli fare e qëruar nga biseda e ish- Zëvendëskryeministrit se kjo vjen kryesisht prej parave të inceneratorëve ,me të cilat është goditur sot fjala e lirë.
Po nga erdhën lekët e inceneratorëve?
-Nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Po kush ua grabiti taksapaguesve?
-Edi Rama,Erjon Veliaj, Belinda Balluku dhe shumë të tjerë.
Një shumë marramendëse tenderash ka dhënë Edi Rama, Veliaj dhe Balluku.
Plot 15 miliardë dhe kjo shumë e padëgjuar i korrespondon një populli të vogël dhe të varfër.
Këto para janë shpërdoruar dhe vjedhur sikur kanë rënë nga qielli dhe jo sikur janë marrë nga djersa e fermerëve , prodhuesve ose nga lekët e njerëzve që mezi nxjerrin bukën e gojës. Kjo masakër meriton gijotinë dhe jo ndëshkim ligjor, sepse shteti ligjor në fakt nuk ekziston më.
Shtetin ligjor sot regjimi e ka zevendësuar me gjykatat politike , me SPAK-un dhe Dumanin të cilët janë bërë me porosi nga kreu regjimit për të mbrojtur klikën dhe për shkatërruar opozitën.
Arben Ahmetaj është ai që është dhe pa u gjykuar ai mbetet një njeri i pafajshëm ndonëse i paragjykuar, duke përfshirë edhe mua që shkruaj këto radhë. Por duke mos vënë në shënjestër motivin e denoncimeve të tij të pashembullta ,besoj se në të njëjtën kohë i ka bërë një shërbim të vërtetës së manipuluar me propagandë dhe forcë nga regjimi.
Me gjasa do kemi të tjera rrëfime të tilla për pushtetin e inkriminuar me grabitje, drogë dhunë dhe manipulime.. Djalli ka dalë nga shishja dhe është e pa mundur të futet më përsëri atje.
Mbrëmë e pamë më të skanuar gangsterin tonë politik Arturo Ui.
Gjithçka që dëgjuam mbrëmë në atë intervistë të gjatë kuptuam edhe njëherë se kreu i regjimit e ka projektuar të ardhmen tonë për ta flakur në skëterrë.
Po vazhduam më gjatë kështu, kjo do të kthehet në një lojë me shumë rrezik, se siç thotë Niçe: “Nëse ti ia ngul sytë skëterrës, atëherë skëterra do të t’i ngulë sytë ty” dhe pasojat dihen.
Ne duhet që të ngihemi, nuk duhet që ta lemë skëterrën të fitojë mbi ne.