Zgjedhjet në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon padinë e Belerit për pezullim
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Fredi Belerit për pezullimin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë.
Padisë së Belerit i’u bashkëngjit edhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules.
Padia u bë pas dekretimit nga ana e presidenti të datës së zgjedhjeve në Himarë në 4 gusht.
Beleri kundërshtoi vendimin e Presidentit.
Seanca e dytë u zhvillua sot dhe sipas avokates së Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari, ‘presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimojë vendimin e KQZ-së’. Gjyzari theksoi se ai ‘ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00’.
Ndërsa përfaqësuesja e Presidencës u shpreh: ‘Presidenti u vu në lëvizje pasi organi kompetent shpalli vakancën, e po ashtu një organ tjetër kompetent e njoftoi zyrtarisht. PBDNJ e ka njohur datën 4 gusht, sepse ka vijuar me regjistrimin e kandidatit dhe fushatën. Paditësi Beleri nuk duhet të legjitimohet si palë’.