SYRI TV/ Fermerët e Maliqit drejt falimentimit, fermerët: Shteti asnjë ndihmë, na ka braktisur
Kultivuesit e domateve, qepeve dhe patateve ne Maliq, po shkojne drejt falimentimit. Fermeret thone se nuk ka treg dhe çmimi i shitjes eshte 25 lekë duke mos mbuluar as kostot.
Ata thone se i gjithe prodhimi rrezikon te kalbet dhe do te hidhen ne kanal. Per kete situate fermeret akuzojne shtetin qe i ka braktisur duke mos i dhene asnjë mbështetje por favorizon prodhimet e importuara.
Në kulminn e sezonit të prodhimeve bujqesore fermerët e Maliqit janë drejt falimentimit. Shkak eshte mungesa e tregut dhe cmimet e ulta te shitjes se tyre duke mos mbuluar as kosto. Kjo ben qe shume nga prodhimet e tyre mbeten stok dhe kalben duke i detyruar fermeret qe ti hedhin.
Një fermere thote se 1. 5 dynum toke me domate po i mbetet pa shitur pasi nuk ka treg dhe se pikat e shumicen e blejne me cmim te ulet 25 leke duke mos nxjerre as kosot e prodhimit. Ajo ndihet e pashprese dhe thekson se nuk ka marre ashe mbeshtethe nga shteti, ndersa per shkak te ekonomise se dobet femijet jane larguar ne emigrim.
Te njetin shqetësim ka edhe nje kultivuesi i qepes dhe patates. Ai thote se 7 dynym me qepe dhe patate po mbetet ne sera duke rrezikuar te kalbet. Per shkak te mungese se tregut fermreti thote se çmimi i ketyre produkteve ka pesuar ulje drastike krahasuar me vitin e kaluar dhe hedh akuza ndaj shtetit se po i falimenton duke faorziuar importin.
Teksa fermerët kanë prodhimin stok si gruri, qepa patatja , domatja etj qeveria favorizon importin duke cuar drejt kolapsit te gjitha prodhimet vendase.