5 pyetje për Bujar Kapexhiun
1- Do e mbajnë dot të qeshurën spikerët e lajmeve në TV kur të lexojnë, “Kryetarja e Kuvendit zonja Elisa Spiropali çeli punimet e sesionit”?
-Agim i dashur, miku im,
Humori ynë të bën më trim,
Kemi krijuar vetëm prozë,
Duket sikur jemi bërë bozë,
Prandaj do bëjmë risi,
Ti në prozë, unë në poezi!
Për pyetjen e parë unë nuk shaj,
Por të qeshurën nuk e mbaj.
Me Kuvendin kemi qeshur,
Herë pas here ia kemi ngjeshur,
Me Spiropalin nuk do zihemi,
Ajo do flasë ne do zgërdhihemi!
2-Taulant Balla nuk mbushi vitin si ministër i Brendshëm. Mos e hoqën që ta bëjnë të përbrendshëm te burgu 313?
-Taulant Balla, politikan i thekur,
Fjala e tij shtrembëron dhe hekur,
Sapo ndërroi ministritë,
Më mirë të zgjedhë leverditë,
Me parlamentin sot ka lidhje,
Nesër do ketë tjetër zgjidhje,
As policët nuk i komandoi,
Te 313 miqtë e tij do i takojë!
3-Ministrat e rinj vërtet nuk i njeh kush. Po ata, përveç Ramës, a njohin dikë tjetër?
-Nuk i njeh askërkush,
Janë qepë a karabush,
Për herë të parë si ministra,
Duhet mbushur dhe kanistra,
Ata që u përzunë ishin të komedisë,
Këta të rinjtë janë të dramës,
Me skenar e regji të Ramës!
4-Në një pamje nga Kongresi dukej i trembur dhe Ruçi. Pse, ai qe ulur dhe pranë Ramës?
-Mos ma prek Ruçin e lashtë,
Nga politika doli jashtë,
Tani më trim e më i mençur,
I pakënaqur në Kongres,
Ndaj kryetarit teknefes!
5-Turistët që kanë ardhur deri tani nuk zbresin andej nga plazhet e jugut. Nuk dinë not apo s’e kanë kuletën plot?
-Sa me mburrje akoma flasin,
Ku i kanë sytë që t’u pëlcasin,
Midis rërës aq të nxehtë,
Veç tre çadra ngritur përpjetë,
Por më e keqja në këtë dynja,
Janë çmimet në hava,
Trimat vlonjatë që mbrojnë dheun,
Na kanë mërzitur dhe Skënderbeun!