Nis sot aplikimi online për studimet në universitet, ja si funksionon

Rreth 29 mijë studentë kanë plotësuar formularin A1 dhe AiZ, prej 15 korrikut kanë nisur procedurat për aplikimin ne universitet duke hedhur te dhënat ne sistemin U-Albania.

Sot 30 korrik deri në datën 4 gusht, kandidatët qe duan të ndjekin studimet, përfshirë edhe ata qe kanë përfunduar arsimin e mesëm të larte jashtë vendit, pas pagesës se tarifës se aplikimit, do te aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit.

Aplikimi do të kryhet mbi bazën e notës mesatare sipas vendimit përkatës te Këshillit të Ministrave për kriterin e notes mesatare dhe kritereve te tjera te përcaktuara , duke zgjedhur deri ne 10 (dhjete) programe studimi nga lista e programeve te studimit qe ofrohen.

Sipas vendimit te Ministrisë se Arsimit, pagesa e tarifës se aplikimit për në portal nuk ka ndryshuar, ajo do te jetë në vlerën 2000 (dy mijë) lekë dhe kryhet ne zyrat e Postes Shqiptare apo ne bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë ne portalin U-Albania.

Edhe këtë vit, mesatarja që kanë propozuar universitetet për kandidatit për studente, do te jetë 6.5.

Universiteti me i madh publik, ai i Tiranës ka propozuar për vitin akademik 2024- 2025, 4577 kuota.

Pas përfundimit të aplikimeve ne portalin U-Albania do te shihet se sa kane preferuar te studiojnë ne arsimin e larte publik.

Për këtë vit te ri akademik, pranimi do të jete me konkurs në 4 degë, Mjekësia, Sporti e Artet dhe Arkitektura.