Pamjet shokuese nga zjarri në Shëngjin / Gjekmarkaj: Duhet reagim urgjent

Flakët në Shëngjin kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar tashmë çdo gjë që u del përpara.

Deputeti i zonës, nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar reagim urgjent për situatën dramatike.

“Një natë e frigshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore.

Si deputet i zonës i bëj thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit,” shkruan Gjekmarkaj.