VIDEO/ Ndreu: Situatë e pashembullt zjarri në Shëngjin! Me shpresë te helikopteri dhe zjarrfikësit
Kryetari i bashkisë së Shëngjinit, Pjerin Ndreu, ka njoftuar mëngjesin e së martës dhe situata alarmante me zjarret në Shëngjin vazhdon dhe tashmë të gjitha forcat që janë grumbulluar atje janë duke shpresuar që ta vënë nën kontroll.
Postimi i Ndreut në Fb bashkë me videon është bërë pas orës 7 të mëngjesit.
“Një situatë e pashembullt zjarri në Shëngjin! I ndihmuar nga era e fortë, ka rrezikuar seriozisht, banesat dhe hoteleritë tek zona e Ranës së Hedhun!
Një super organizim me në krye Drejtorin e Shërbimit Zjarrfikës Shqiptar, Arben Cara; prefektin e qarkut, forcat e shërbimeve të zjarrfikësve dhe shërbimeve të tjera të bashkiake Lezhë, forcat zjarrfikëse pothuaj nga e gjithe Shqiperia!
Situata vazhdon! Me shpresën se me ndërhyrjen e helikopterit dhe zjarrfikësve do të vihet ne kontroll! Gjithsesi, dëmi është i madh në pyje!”