VIDEO/ Pamje apokaliptike në Shëngjin nga Rana e Hedhun, evakuohen hotelet

Këto pamje apokaliptike zjarresh në Shëngjin vijnë nga Rana e Hedhun. Gjate mesnatës janë evakuar të gjithë banorët e resorteve dhe hoteleve në zonë.

SYRI TV sjell pamjet.

Zjarret shpërthyen në fshatin Mal Shëngjin dje gjatë ditës dhe u përhapën nga era në dy drejtime, drejt qytetit të Shëngjinit dhe dunës së njohur Rana e Hedhur, ku gjenden pushuesit.

Zjarrfikësit kërkuan ndihma dje edhe nga vullnetarët, por nuk kanë arritur t’i shuajnë zjarret as gjatë natës.