Akil Gjakova mëson kundërshtarin e radhës në luftën për medaljen e bronztë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është duke marrë pjesë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Gjakova u mposht në gjysmëfinale në kategorinë deri -73 kilogram nga azeri, Hidayat Heydorov.

Ishte një ndeshje e luftueshme për xhudistin kosovar, i cili e humbi meçin vetëm në “Golden Score”.

Mirëpo, këtu nuk përfundoi ëndrra për medalje olimpike për 28-vjeçarin.

Akil Gjakova tani ‘transferohet’ në grupin e “Repechage” për medaljen e bronztë.

Aty, kosovari do të ketë përballë Soichi Hashimoto nga Japonia.