Vrasësit e Marigonës në Kosovë: njeri dënohet përjetë, tjetri me 15 vjet burg
Kosovë - Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm në rigjykim nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kurse Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim.
Krivaqa është dënuar për vrasjen e Marigona Osmanit, kurse Sejdiu për ndihmë në kryerjen e këtij krimi.
I njëjti vendim nga Gjykata Themelore në Ferizaj ishte marrë edhe me 4 gusht të vitit të kaluar, ndërkaq Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.
Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit, Dardan Krivaqa.