I vuri flakën sipërfaqes me bimësi në Malësi të Madhe, pranga 43-vjeçarit
Një 43-vjeçar u vu në pranga nga policia në Malësi të Madhe.
Ky shtetas i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”.
Ngjarja ka ndodhur më 27 korrik, ku zjarri është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit Vukpalaj.