Arrestohet me urdhër të SPAK drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka

Arrestohet me urdhër të SPAK drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Burime bëjnë me dije se janë arrestuar edhe E. D., ish-oficerja e OPGJ si dhe avokati R.C

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë të premten më 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Zarka dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht.