Ndryshimet në qeveri/ Sot mbahet në orën 18:00 seanca e jashtëzakonshme në Kuvend
Sot në orën 18:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvend. Advertisement -
Gjatë seancës së ditës së nesërme pritet të votohet me votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Gjithashtu në seancën e nesërme pritet edhe dekreti i Presidentit Begaj për të votuar ministrat e rinj.
Ndryshimet që u komunikuan në kongresin e PS gjatë kësaj të dielë janë si më poshtë:
Ministria e Brendshme – Largohet Taulant Balla, vjen Ervin Hoxha
Ministria e Financave – Largohet Ervin Mete, vjen Petrit Malaj
Ministria e Mbrojtjes – Largohet Niko Peleshi, vjen Pirro Vengu
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Largohet Elisa Spiropali, vjen Taulant Balla
Kryeministri Rama tha në fjalën e tij se zëvendësime do ketë edhe në parlament për PS-në. Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Bledi Çuçi do të largohet nga drejtimi i grupit parlamentar dhe do të bëhet nënkryetar i Kuvendit. Ndërkohë Niko Peleshi, i cili më parë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, do jetë tanimë në krye të grupit parlamentar të PS-së.