Begaj i’a dekreton ministrat Ramës pa asnjë verifikim, parlamenti mblidhet nesër

Presidenti Bajram Begaj ja ka dekretuar ministrat Edi Ramës me urgjencë, pa bërë asnjë verifikim dhe asnjë gjë, por vetëm i ka firmosur.

Kështu thuhet në një mesazh të shpërndarë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi e cilëson Begajn thjeshtë si një roje godine.

‘Kolegë,

Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email’, shkruan Bardhi në mesazhin e tij.