VIDEO/ Shpëtohen në det familja me 8 anëtarë dhe guida, gomonia pësoi defekt
U rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det, 8 anëtarë të një familje dhe guida janë shpëtuar nga policia.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
Njësia Speciale e Kufirit Delta dhe Njësia Policore Detare në SPK Borsh ndihmuan 9 shtetas nga Tirana, të cilëve u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.
Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.
Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.
Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.