Djegia e mbeturinave në Vlorë/ Berisha: Rama me Zoton e tij, vijon vjedhjen e fondeve të landfillit të ri

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar sërish denoncimin e djegies së mbetjeve në Vlorë dhe neglizhencën e qeverisë, për t’u angazhuar në fikjen e saj.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, bashkangjitur dhe një video të fushës së mbetjeve që digjet në ditën e katërt të saj, Berisha thotë se ky është një krim i shëmtuar mjedisor, shëndetësor dhe qeveritar.

Sipas Berishës, qeveria vijon të vjedhë fondet e ndërtimit të landfillit të ri nga Rama me Zoton e tij.

Postimi

Dita e katërt e turizmi të tymit, blozës dhe helmeve! Krim i tmerrshëm!

Prej katër ditësh vazhdon tymi, helmi, bloza nga djegia e qindra mijëra tone plehra në Vlorë. Shkaku korrupsioni vjedhja e fondeve të ndërtimit të landfillit të ri nga Rama me Zoton e tij! Krim i shëmtuar mjedisor, shëndetësor, qeveritar! #sb