VIDEO/ Ilir Meta në pyjet e Qafë Shtamës: Këtu edhe oksigjeni është mbretëror

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është rikthyer sërish videove në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kryer veprimtari fizike.

Pasi publikoi foto nga paralelja në periferi të Tiranës, Ilir Meta sot ishte duke bërë vrap në malin e Qafë Shtamës.

Ai ka postuar një video teksa dallohet duke vrapuar drejt kamerës së telefonit dhe përshëndet fansat.

“Mirëmëngjes nga Qafë Shtama, aty ku jo vetëm uji, por edhe oksigjeni është mbretëror”.