Anijet ushtarake ruse mbërrijnë në Kubë

Anija ruse e stërvitjes Smolny mbërriti këtë të shtunë në portin e Havanës, ku do të kalojë tre ditë, vetëm një muaj pas mbërritjes së nëndetëses ruse me energji bërthamore në kryeqytetin e Kubës.

Anija, e cila është pjesë e Flotës Balltike Ruse, hyri në gjirin e Havanës këtë mëngjes e shoqëruar nga fregata Neustrashimij dhe ata u pritën nga një grup i artilerisë kubane, sipas një gazetari të Agence France Presse.

Anija hodhi spirancën pranë qendrës historike të qytetit duke tërhequr vëmendjen e njerëzve kureshtarë dhe turistëve.

“Është një “vizitë miqësore në kryeqytetin e Kubës”. Një tjetër shenjë e marrëdhënieve të ngushta mes popujve tanë”, tha ambasada ruse në një mesazh në rrjetin X, duke saktësuar se anija Smolny do të jetë e hapur për publikun të dielën dhe të hënën.

Në mesin e qershorit, një flotë anijesh ruse, e cila përfshinte nëndetësen me energji bërthamore Kazan, kaloi pesë ditë në Havana.

Mbërritja e këtyre luftanijeve, vetëm rreth 150 kilometra larg brigjeve të shtetit amerikan të Floridës, ndodh në një kohë të tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe Rusisë për luftën në Ukrainë.