EMRI/ Digjen dy makina gjatë natës në Shkodër, ja kush është pronari

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Shkodërs.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ndërsa dy mjetet “Benz” dhe “BMW” janë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Erdi Kraja.

“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur  dy automjete  tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia.