Mes territ informativ, PS mbledh nesër Kongresin/ Pritet miksim i punëve të partisë me ato të qeverisë
Partia Socialiste mbledh të dielën e 28 korrikut, Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 tek ‘Pallati i Kongreseve’.
Selia rozë e ka mbajtur në terr të plotë informativ agjendën për aktivitetin e nesërm edhe për anëtarët e saj, por burime për mediat kanë mësuar se punimet e Kongresit do të jenë një miksim i punëve të partisë dhe ato të qeverisë së Edi Ramës.
Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).
Për kandidatët të cilët do të aspirojnë të bëhen deputetë me PS, Rama do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve.
Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.
Agjenda
Sesioni i parë do të jetë i ndarë në tre pjesë: Mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe partia
1. Kongresi fillon me arritjet e qeverisë
2. Antikorrupsioni (Flasin Adea Pirdeni, Fatmir Xhafaj)
3. Partia ( Blendi Klosi, Elisa Spiropali dhe Bora Muzhaqi për nismën “Deputeti që duam”
Në përmbyllje të këtij sesioni do të flasë Edi Rama dhe në fund votimi i Asamblesë së re.