FOTOLAJM/ Godina e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me emrat e policëve dëshmorë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, "mbrëmë ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë. Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm, shkroi Kurti në Fb.