Kosovë, zhduket një punëtor pakistanez, nuk merr as pasaportën, as valixhet

Graçanicë - Një qytetar ka njoftuar Policinë e Kosovës se një shtetas pakistanez që punonte te ai, është larguar nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë. Madje në vendin ku banonte ka lënë edhe pasaportën, edhe gjërat e tij personale.

Policia njoftoi se në Llapnasellë të Graçanicës, më 26.07.2024  një mashkull kosovar, ka raportuar se punëtori i tij mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte.

Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka nisur hetimin.