Nikolla njoftoi dorëheqjen si kryeparlamentare, solidariozohen kolegët e opozitës
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla në seancën e fundit të këtij sesioni parlamenta, njoftoi largimin nga detyra për arsye shëndetësore, lajm që në fakt solidarizoi edhe deputetët e opozitës në Kuvend
Mes tyre ishte ligjvënësja demokrate, Albana Vokshi, e cila në fjalën e saj nga foltorja tha se asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe familja.
“Asgjë në botë nuk është më e rëndësishme se familja dhe shëndeti.”
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lajmin për largimin nga posti ta jepte nga foltorja e Kuvendit, në përfmbyllje të sesionit.
Kryeparlamentaja Lindita Nikolla tha se u largua për arsye shëndetësore, të cilat ia pamundësojnë vazhdimin e detyrës, ndërsa shtoi se nuk do donte të spekulohej në lidhje me largimin e saj nga posti i kryetares së Kuvendit.