Aksident në Shkodër, 17-vjeçari mbetet i plagosur
Vetëm pak minuta më parë një aksident është shënuar në aksin Shkodër-Muriqan, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve nga policia 17-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me një motorr kur është përplasur me automjetin e shtetasit F.M.
17-vjeçari i plagosur është dërguar drejt spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjeksore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në aksin rrugor "Shkodër-Muriqan", motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M.
Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.