Pamje apokaliptike nga lart/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë

Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë e përfshirë nga flakët.

Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje është përhapur në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit.

Flaka ka vijuar për gjatë gjithë natës, por megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

SYRI TV ka siguruar pamjet me dron mbi qytetin bregdetar ku shihet qartë ndotja e krijuar si pasojë e djegies së mbeturinave.