Zjarret vazhdojnë të djegin pyjet e Tropojës: pamje nga Zogaj
Në bashkinë e Tropojës vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë në zonën pyjore të fshatit Zogaj, njesia Bytyç.
Janë angazhuar forca gjatë gjithë ditës së djeshme dhe gjatë natës për izolimin e kësaj vatre zjarri, sidomos në drejtim të banesave të lagjes Hajdarmataj në Zogaj dhe bë e mundur shuarja e plotë e këtij brezi.
Forcat eangazhuara janë: Helikopterët e KFOR, 1 autozjarrfikëse dhe 4 efektivë të MZSH Has, 1 autozjarrfikëse dhe 3 efektivë të MZSH Gjakovë, 1 autozjarrfikëse dhe 3 efektivë të MZSH Tropojë dhe 10 zjarrfikës të bashkisë Kukës, që aktualisht ndodhen në terren.
Gjithashtu në terren po e monitorojnë situatën Shefi i Emergjencave Civile dhe zyrtarë të bashkisë Tropojë.