Partizani kthehet me humbje nga Gjeorgji, vështirësohet kualifikimi

Humbje 2-0 për Partizanin në Gjeorgji përballë Iberia 1999, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League.

“Demat” pësuan nga një gol për pjesë, ndërkohë që luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 47’, pasi Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Sfida e kthimit do të luhet në datën 1 gusht në “Elbasan Arena” (20:00).