Dua Lipa mbërrin në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë.

Burime të Telegrafit pranë këngëtares bëjnë të ditur se ajo arriti me aeroplan privat rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë.

Dua është në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill 2024”, i cili do të fillojë nga e enjtja.

Këtë vit ajo vjen si spektatore vetëm për të promovuar festivalin të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini.

Në vitet e kaluara, Lipa ka performuar dy herë në festivalin “Sunny Hill”, përkatësisht në vitin 2018 dhe në vitin 2022.