Hierarki keqbërësish!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka krahasuar hierarkinë e keqbërësve në burg, me hierarkinë e karrierës së politikanëve të Partisë Socialiste, duke iu referuar kryetarit të grupit parlamentar, Bledar Çuçi dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

'Njësoj si "në kohën e Partisë", hierarkia vendoset mbi bazën e "zisë": sa më i zi, aq më i respektuar!', shkruan Strazimiri në Facebook. 

Postimi i plotë: 

Hierarki keqbërësish!

Në çdo burg, ai që ka kryer krimin më të rëndë, më të pashpirt, me më shumë rrethana rënduese, është ai më i respektuari!!!

Në çdo organizatë kriminale, hierarkia përcaktohet nga niveli i keqbërjes, sasia e keqbërjes, karriera në keqbërje... nga dëmi në keqbërje...

Njësoj si "në kohën e Partisë", hierarkia vendoset mbi bazën e "zisë": sa më i zi, aq më i respektuar!

KAQ!