FOTO/ Shfrytëzonte adoleshenten për prostitucion, ky është 22-vjeçari i arrestuar

Personi që shikoni në foto është 26-vjeçari, Marsel Baçi, i cili shfrytëzonte seksualisht adoleshentet në Korçë.

I riu u vu në pranga, pas denoncimit të mamasë së 16-vjeçares, e cila mësoi se e bija shfrytëzohej për prostitucion nga i arrestuari.

Policia ka vënë në pranga po ashtu Selami Hykën, 42-vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me adoleshentet.

Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa grupi hetimor po punon për të tjerë persona të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.