Publikoi video duke qëlluar me armë zjarri, arrestohet një person në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dje një person në Malishevë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas policisë i njëjti dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.