", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/July/24/auto_-640-0-2e92ccdff6cd8fe3fb62b35a96e9a7781721801877.jpg", "width": 900, "height": 467 } }

VIDEO/ Momente tmerri për dy peshkatarë në SHBA, balena del nga uji dhe përmbys varkën

Momente tmerri kanë përjetuar dy peshkatarë në New Hampshire të SHBA-ve, kur kanë parë një balenë të përplaset me varkën e tyre.

Në videot e regjistruara nga peshkatarë të tjerë, balena shihet duke dalë nga uji dhe duke u përplasur me varkën, duke i hedhur në ajër dy burrat.

Pasi u godit nga balena, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorën jashtë nga kolegët e tjerë, pa lëndime.

Sipas ekspertëve, ngjarja ka ndodhur për shkak të kohës së keqe pasi balena ka qenë duke ngrënë kur ka dalë nga uji.

Siç shpjegojnë ata, balenat dalin në sipërfaqen e ujit me gojën hapur për të kapur peshqit përpara dhe e mbyllin ose pak para se të dalin nga uji ose menjëherë pas.

“Anija që shohim thjesht ndodhi të ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar,” shpjeguan ekspertët për New York Post.