Ndrea Prendi paraqitet në SPAK

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Prendi hyri në ambientet e SPAK, rreth orës 15:30 dhe u largua në orën 18:30.

Pyetjes së gazetarëve për arsyen e thirrjes në SPAK ku dha deklarimet e tij për rreth 3 orë para prokurorëve, Prendi i'u përgjigj se do paraqitet sa herë që ta thërrasin.

‘Sa herë të na thërrasin’, u shpreh Prendi para kamerave.