Rrëzohet nga motorri, i moshuari humb jetën në aksin Mamurras-Laç

Një shtetas 82 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në segmentin rrugor Mamurras-Laç. Nga njoftimi i policisë sqarohet se i moshuari ka dalë nga dera e shtëpisë me motomjetin e tij, dhe pas rrëzimit ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

'Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi  H. C., 82 vjeç,  sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut  të humbjes së jetës.'