SYRI TV/ Meta: Dumani, Rama dhe Veliaj autorë të sulmit, goditën Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitës
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir meta akuzoi kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin si autorë të sulmit ndaj Sekretarit të pergjithshëm të PL, Tedi Blushi. Meta u shpreh se sulmi synonte ti mbyllë gojë opozitarizmit ndërsa paralajmëroi se protesta do të përshkallëzohet.
Presidenti i Partisë së Lirisë, akuzoi kreu e SPAK Altin Dumanin se është nën kontrollin politik, të mazhorancës për sa kohe nuk arrin të vendosë para drejtësisë, kryebashkiakun Erion veliaj dhe vetë kryeministrin, kur janë publikuar prova dhe fakte që i implikojnë me përgjegjësi penale, per aferën e inceneratorëve.
Meta paralajmëroi përshkallëzim të protestave, në një kohë kur opozita do të protesojë sërish ditën e enjte para bashkisë së Tiranës.