Policia e Korçës anulon gjobat/ Fermerët: Nuk do t’i ndalim protestat

Policia e Korçës ka vendosur të anulojë të gjitha gjobat e vendosura ditën e djeshme për fermerët të cilët protestuan duke sjellë mjetet bujqësore në tubim.

Lajmi bëhet i ditur nga fermerët. të cilët kanë njoftuar për këtë tërheqje të policisë nga gjobat e majme që varionin nga 250 mijë lek të vjetra deri në 1 milion lekë të vjetra.

Ndër të tjera, ata thonë se do të vazhdojnë me kauzën e tyre sa i përket problemeve të shumta në bujqësi, duke thënë se do të vazhdojnë me protestat deri sa të merren parasysh nga qeveria për kërkesat e tyre.