Turistja përdhunohet nga 5 burra në Paris

Një turiste dyshohet se është përdhunuar nga 5 burra në Paris, pak ditë para se të startojnë Lojërat Olimpike.

Siç shkruan “The Sun”, 25 vjeçares australiane i vodhën edhe telefonin. Ajo e ka denoncuar vetë rastin në polici, duke rrëfyer se pas sulmit u fut në një qebaptore pranë teatrit ikonik Moulin Rouge, me fustanin e grisur dhe të brendshmet në dorë.

25 vjeçarja kishte udhëtuar në Paris për të marrë pjesë në festivalin muzikor të “Fete de Musique”, por asgjë s’shkoi siç e kishte imagjinuar

Autoritetet kanë hapur hetimet për çështjen, teksa ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorëve.