Trafikuan 157 kg drogë kapët shqiptari dhe marokeni
Një shqiptar dhe një maroken janë vënë në masë ndalimi nga Prokuroria e Pizës të akuzuar për trafik droge.
Ata janë kapur në flgarancë ndërsa trafikonin 157 kg marijuanë, hashash e kokainë.
Hetimet kanë zbardhur se janë pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë nga Spanja drejt Italisë dhe e shpërndanin më pas në provincat e Pizës e Firences.
Nën hetim për këtë aktivitet kriminal janë vënë 8 persona e në masë ndalimi vetëm 2, shqiptari dhe marokeni.
Baza operative e këtij grupimi ishte një dyqan perimesh në komunën Castelfiorentino, në zotërim të shtetasit të arrestuar maroken./Alba Kepi/