I vihet flaka banesës së braktisur në Lazarat
Në fshatin Lazarat, Gjirokastër në orët e mbrëmjes është djegur një shtëpi e pabanuar.
Banesa në pronësi të shtetasit Ajet K. u përfshi nga flakët duke rrezikuar edhe banesa të tjera të fshatit.
Në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës dhe efektivat.
U kostatua se brenda banesës nuk kishte orendi, flakët kishin përfshirë banesën dhe po digjnin tavanin e një dhome.
Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e zjarrit duke mos lejuar depërtimin e flakëve tek banesat e tjera që ndodheshin pranë.