VIDEO/ Zjarr në një pallat në Vlorë

Një zjarr i madh ka përfshirë një apartament në qytetin e Vlorës.

Siç edhe duket në pamje, shtëllungat e tymit kanë qenë të frikshme, por sipas të dhënave nuk ka persona të lënduar.

Situata më problematike ka qenë na katin e parë të pallatit.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po ndërhyjnë që të shuajnë flakët.