Shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, bllokohen 3 mjete lundruese në Vlorë

Policia ka njoftuar bllokimin e tre mjeteve lundruese në Vlorë.

Blutë bëjnë me dije se drejtuesit e tyre shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Borshit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues skaf, pasi përdorej për të ushtruar aktivitetin pa licencë.

Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative prej 110,000 lekësh të rinj.