Shpërthen një zjarr masiv në një sipërfaqe pyjore në Orosh të Mirditës
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Orosh të Mirditës.
Zjarri ka nisur prej ditës së djeshme dhe vijon me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme.
Terreni i vështirë malor e vështirëson ndërhyrjen, si dhe era e fortë po favorizon përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Deri më tani nuk ka ndërhyrje nga ajri.