Ministri i Ramës, Arbian Mazniku paraqitet në SPAK

Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK.

Ministri Mazniku ka mbërritur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm.

Mendohet se Mazniku është paraqitur për dosjen ''5D''.

Në vitin 2017 kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ia ka deleguar të gjithë kompetencat kryetarit Mazniku në lidhje me procedurat e tenderimit.

Por akoma nuk ka një informacion zyrtar se cila është arsyeja që Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK.