SYRI TV/ Berisha: Rendi në duart e krimit, në 24 orë, 3 viktima
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti alarmin për situatën e sigurisë në vend, duke deklaruar se rendi është në duart e krimit. Pas atentatit kriminal, në Memaliaj dhe duke ju referua bilancit tragjik të ditëve të fundit, lideri I Opozitës, gjatë fjalës drejtuar mbështeseve, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se kriminalizoi vendin.
Kreu demokrat komentoi gjithashtu inkriminimin e ministrave të brendshëm të qeverisë rama, nga ish ministri Saimir Tahiri, deri te drejtuesi aktual i ministrisë së rendit, Taulant Balla.
Berisha komentoi edhe skandalin me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, pasi u akuzua se nga qelia e burgut, porositi vendosjen e një sasie tritoli, në një banese në Elbasan.
Lideri historik i opozitës, u shpreh se të gjitha këto zhvillime, i ftojnë qytetarët të ngrihen në revoltë, duke premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, sërish do të fillojë goditja e bandave kriminale.