'Biden duhet të japë menjëherë dorëheqjen', reagimi i ashpër i kreut të Dhomës së Përfaqësuesve

I ashpër në reagimin e tij ishte Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson.

“Presidenti Joe Biden duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, deklaroi lideri republikan Mike Johnson.

“Nëse Joe Biden nuk është i përshtatshëm për të kandiduar për President, ai nuk është i përshtatshëm për të qenë President. Ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, shkroi Kryetari e Dhomës së Përfaqësuesve në platformën “X”.