Makina del nga rruga, dy persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur kthesa e Marinzës, në aksin Marinëz-Rroskovec.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.