3 të vdekur dhe 1 i plagosur/ Asnjë person i ndaluar nga policia për vrasjen e trefishtë në Memaliaj
Ende asnjë person nuk është ndaluar nga policia si autor i vrasjes së tre fisht të ndodhur në Memaliaj mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën 3 shtetas e 1 tjetër u plagos.
Burime për SYRI TV pohojnë se deri më tani në polici janë shoqëruar mbi 25 persona të afërm por edhe dëshimtar okular por ende asnjë rezultat për kapjen e autorëve, të njëjtat burime thonë se të përfshirë në këtë atentat janë 3 shtetas që kanë ekzekutuar shënjestrën Shyqo Kalemì, por nuk përjashtohet mumdësia e një personi të 4 i cili i ka ndihmuar për tu larguar nga vendi ku dogjën makinën.
Operacioni i kërkimit po bëhet në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat.
Në terren, janë angazhuar edhe forcat RENEA. Policia e cila ka sekuestruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.
Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë, dhe kërkimet e para po përqendrohen tek hakmarrja mes familjeve Kalemi dhe Papa.