Jet ski përplaset me shkëmbin në ujë, plagoset babai me dy vajzat e mitura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku një mjet lundrues Jet Ski është përplasur me një shkëmb.

Për pasojë, është plagosur 54-vjeçari me inicialet T. D., dhe dy vajzat e tij të mitura, 12 dhe 13 vjeçe, fatmirësisht janë rrezikut për jetën, thotë policia.

Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Në liqenin e Vaut të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç,  duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe,  dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.